Mos dilni në rrugë pa paisje dimërore
NP “Rrugët e Serbisë” u bën apel të gjithë shoferëve, veçanërisht shoferëve të kamionëve, të mos dalin në rrugë pa pajisje të detyrueshme dimërore për shkak të kushteve të motit dhe reshjeve të borës, të përdorin zinxhirë në zonat kodrinore dhe malore, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë, sinjalizimet e vendosura në komunikacion dhe përshtatni shpejtësinë e tyre me kushtet e rrugës.
Vozitja pa pajisjet e duhura dimërore jo vetëm që rrezikon sigurinë tuaj, por mund të rrezikojë edhe jetën e të tjerëve, të shkaktojë vonesa të mëdha
në komunikacion dhe parandalimi i kalimit të mjeteve të mirëmbajtjes dimërore dhe shërbimeve emergjente.
NP “Rrugët e Serbisë” apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të sillen me përgjegjësi në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme dhe trafiku të zhvillohet i sigurt.