Presheva komuna më e varfër në Serbi
Komuna e Preshevës është renditur e para ndër komunat më të varfra në Serbi për sa i përket të ardhurave mesatare neto të punëtorëve në muajin nëntor, me vetëm 65,577 dinarë.
Sipas të dhënave të fundit nga Enti Statistikor i Republikës së Serbisë, rrethi i Jabllanicës ka kaluar Preshevën dhe tashmë renditet në fund të shkallës me të ardhura mesatare neto prej 72,875 dinarë.
Në rrethin e Pçinjit, paga mesatare neto për muajin nëntor ka qenë më e larta në komunën e Vlladiçin Hanit, me 78,630 dinarë, e ndjekur nga Vranja me 77,064, Surdulica me 76,245, Trgovishte me 71,636, Bosilegrad me 70,856, Bujanoci me 70,461 dhe Komuna e Qytetit të Vranjës me 70,036 dinarë.
Ndërkohë, rajoni i Beogradit ka arritur të ardhurat mesatare më të larta neto në Serbi, me 128,627 dinarë, ndërsa paga më e lartë neto është regjistruar në komunën Stari Grad të Beogradit, me 189,274 dinarë, që është afërsisht 300% më shumë se të ardhurat e komunës së Preshevës.
Për më tepër, paga mesatare neto në nëntor 2024 ka qenë më e ulët sesa ajo në vitin 2007, kur ishte 77,830 dinarë, duke reflektuar një nivel të theksuar të varfërisë për më shumë se gjysmën e popullsisë së punësuar në Serbi.