Shtyhet matura e vogël

Provimi perfundimtar, i njohur si “matura e vogel”, që nxënësit e klasës së tetë e japin në fund të arsimit fillor në Serbi, është shtyrë për një javë dhe do të mbahet më 23, 24 dhe 25 qershor 2025. Kjo shtyrje është rezultat i ndryshimeve në Rregulloren për kalendarin e punës edukativo-arsimore për shkollat fillore.

Si pasojë, të gjitha aktivitetet pas provimit përfshirë publikimin e rezultateve, ankesat, dorëzimin e listës së dëshirave dhe regjistrimin në shkollat e mesme do të pësojnë ndryshime në afatet e tyre.

Datat kyçe për këto aktivitete janë:

E premte, 27 qershor 2025 – publikimi i rezultateve paraprake dhe pranimi i ankesave nga nxënësit, si në mënyrë elektronike ashtu edhe në shkollë.

E shtunë, 28 qershor 2025 – vazhdimi i pranimit të ankesave nga nxënësit në mënyrë elektronike dhe në shkollë.

E hënë, 30 qershor 2025 – publikimi i rezultateve përfundimtare të provimit.

E martë dhe e mërkurë, 1 dhe 2 korrik 2025 – plotësimi dhe dorëzimi i listës së dëshirave për regjistrim në shkollat e mesme.

E premte, 4 korrik 2025 – publikimi i listës përfundimtare të dëshirave të nxënësve.

E shtunë, 5 korrik 2025 – publikimi i rezultateve përfundimtare të shpërndarjes së nxënësve në shkolla dhe profile arsimore, si dhe publikimi i vendeve të lira për regjistrim në raundin e dytë.

E shtunë, 5 korrik 2025 – plotësimi dhe dorëzimi i listës së dëshirave për raundin e dytë të regjistrimit, si në mënyrë elektronike ashtu edhe në shkollë.

Ministria e Arsimit rikujton prindërit dhe nxënësit se të gjitha aktivitetet lidhur me përfundimin e shkollës fillore dhe regjistrimin në shkollat e mesme mund të kryhen në mënyrë elektronike përmes portalit “Moja srednja škola”.

Back to top button