Të dielën Presheva me rrethinë pa rrymë elektrike

Të dielën, më 18 maj 2025, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në të gjithë zonën e komunës së Preshevës, përfshirë qytetin dhe vendbanimet përreth. Ndërprerja do të zgjasë nga ora 07:00 deri në 15:00 dhe do të prekë të gjithë konsumatorët që furnizohen nga trafostacioni TS 110/10 kV Preševo.
Ky ndërprerje është e planifikuar për shkak të punimeve në objektet elektroenergjetike, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike.
Autoritetet përgjegjëse u bëjnë thirrje qytetarëve që të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me këtë ndërprerje dhe falënderojnë për mirëkuptimin dhe durimin.
Në rast të kushteve të pafavorshme ose rrethanave të paparashikuara, koha e ndërprerjes mund të ndryshojë, dhe publiku do të njoftohet në kohë.