Lajm për bashkatdhetarët – Ja sa do t’ju kushtojë udhëtimi nga Subotica apo Shidi deri në Preshevë

Nga 4 korriku 2025, në Serbi kanë hyrë në fuqi çmime të reja për taksat e autostradave (putarinat), me një rritje mesatare prej 4,3 për qind, sipas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës. Kjo është me rëndësi për të gjithë bashkatdhetarët që vizitojnë Preshevën, e që zakonisht hyjnë në Serbi nga Hungaria (Suboticë) apo Kroacia (Shid).
Sa kushton tani rruga për bashkatdhetarët që vijnë nga Hungaria?
Nga Subotica deri në Preshevë:
Putarina është:
1. Suboticë – Beograd: 835 din
2. Beograd – Preshevë: 1.970 din
Totali: 2.805 dinarë
Në euro: rreth 23.90 € (me kursin mesatar 1 € ≈ 117.5 dinarë)
Ndërsa për ata që hyjnë nga Kroacia?
Nga Shid deri në Preshevë:
Putarina është:
1. Shid – Beograd: 520 din
2. Beograd – Preshevë: 1.970 din
Totali: 2.490 dinarë
Në euro: rreth 21.20 €
Vlen të dini:
– Pagesa bëhet në stacionet e autostradave dhe çmimi varet nga gjatësia, lloji i veturës dhe destinacioni.
– Për automjetet e kategorisë së parë (vetura të zakonshme), këto janë çmimet aktuale.
– Nga 10 korriku pritet të fillojë edhe pagesa për autostradën e re Beograd – Pozhega, por kjo nuk ndikon në rrugët drejt Preshevës.
