Takohet Shtabi Emergjent i Komunës së Preshevës këto janë masat për parandalimin e zjarreve në Corroticë, Shoshajë dhe Raincë

Sot është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme në komunën e Preshevës, ku u diskutuan masat parandaluese për përballimin e rrezikut nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të fshatrave Corroticë, Shoshaj dhe Raincë.

Në këtë takim u arritën disa konkluzione të rëndësishme për menaxhimin efikas të situatës emergjente:

– Zjarret dhe zgjerimi i tyre do të monitorohen 24 orë nga organet përkatëse.
– Do të monitorohet deponia e qytetit nga ndërmarrja “Moravica” me përkrahje nga shtabi emergjent.
– Një cisternë 8.5 tonëshe do të qëndrojë në fshatin Corroticë për çdo rast të mundshëm.
– Njësia lokale e zjarrfikësve dhe policia do të jetë në gatishmëri të vazhdueshme.
– Ftohen qytetarët nga vendbanimet Corroticë Shoshaj dhe Raincë të jenë në gjendje gadishmërie.
– Komuna do të angazhojë kompani private për makineri të rënda në rast nevoje për ndërhyrje.
– Bujqit do të këshillohen që gjatë sezonit të korrje-shirjeve të jenë më të kujdesshëm për të shmangur ndonjë shkëndijë zjarri të paqëllimshme.

Back to top button