Ka nisur Turneu “Artan Abazi 2025”, sot zhvillohen këto ndeshje

Në fshatin Miratoc ka nisur më 21 korrik Turneu tradicional “Artan Abazi”, një aktivitet sportiv që organizohet çdo vit në nderim të dëshmorit të kombit Artan Abazi, figurë e lavdishme e luftës dhe sakrificës për liri.
Turneu, i cili zgjat deri më 23 korrik, po zhvillohet në fushën e fshatit Miratoc dhe përfshin ekipe të shumta amatore nga komuna e Preshevës dhe më gjerë.
Ndeshjet e sotme (22 korrik):
18:00 — Jeton Futsal – Veteranët
18:30 — Market Enveri – Rinia Miratoc
19:00 — Medresja – K.F. Flamurtari
19:30 — Rinia Bukuroc – FC Lindoret
20:00 — Gazmendi Transport – Berberat
Turneu u hap me hedhjen e shortit më 20 korrik, dhe ekipi fitues do të përfitojë 65% të fondit të mbledhur nga regjistrimet, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet në formë shpërblimesh për ekipet e tjera pjesëmarrëse.
Organizatorët i bëjnë thirrje të gjithë banorëve të Preshevës, rrethinës dhe mërgatës të marrin pjesë dhe të përkrahin këtë aktivitet që përveç sportit, ka edhe një dimension të fortë simbolik dhe atdhetar.
Nga data 21 – 23 Korrik 2025 tek fusha sportive në Miratoc çdo ditë nga ora 18:00.
