Kanë filluar punimet në mbushjen e gropave në rrugën Tërrnave–Miratoc, bëhet thirrje për kujdes nga shoferët

Kanë nisur punimet për mbushjen e gropave në rrugën që lidh fshatin Tërrnave me Miratocin. Sipas informacioneve të siguruara nga terreni, ekipet janë duke ndërhyrë për të rregulluar dëmtimet e shumta që e kanë bërë këtë segment të vështirë për qarkullim.

Gjatë këtyre ditëve, hapja e gropave për riparim mund të shkaktojë vështirësi të përkohshme për qarkullimin e automjeteve. Prandaj, bëhet thirrje për të gjithë shoferët që kalojnë në këtë rrugë të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalizimet eventuale që mund të vendosen nga autoritetet përgjegjëse.

Kjo ndërhyrje është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe për ofrimin e kushteve më të sigurta për qytetarët.

Back to top button