Arben Fetai viziton Preshevën

Në një takim me rëndësi për zhvillimin rajonal, zonja Ardita Sinani priti sot në Preshevë z. Arben Fetai, Zëvendëskryeministër për Politika dhe Sundim të Mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Nexhmedin Sadiku, kandidat për kryetar të Komunës së Likovës nga koalicioni VLEN, si dhe stafin e tyre.

Gjatë bisedimeve u diskutuan çështje me rëndësi për qytetarët e Preshevës, duke përfshirë:

-Arsimi dhe lehtësimi i kushteve për studentët** nga Komuna e Preshevës.
-Ambientin dhe politikat e gjelbra**, si prioritet i përbashkët zhvillimor.
-Mundësitë për projekte të përbashkëta** në kuadër të IPA dhe fondeve të Bashkimit Evropian.
-Aktivizimin e bashkëpunimit trekëndësh** Preshevë–Likovë–Gjilan.
-Projekte konkrete në kulturë, art, dhe sport**, për zhvillim të qëndrueshëm dhe përfshirës.

“Takime të tilla janë një hap i rëndësishëm drejt partneriteteve të dobishme dhe zhvillimit të përbashkët rajonal,” u shpreh Ardita Sinani.

Back to top button