Ardita Sinanit takim me Ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani

Kryetarja e Preshevës znj.Ardita Sinani zhvilloi një takim të veçantë me Ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Igli Hasani, një takim i cili u karakterizua nga atmosfera e sinqertë dhe miqësore.

Gjatë bisedimeve, u diskutua për situatën aktuale në Preshevë dhe projektet që presin realizimin në të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Shqipërisë dhe komunitetit lokal në Preshevë.

“Energjia pozitive, përkushtimi dhe gatishmëria e Ministrit – ‘dyert tona janë gjithmonë të hapura për ju’ – janë një garanci e fortë që bashkëpunimi ynë do të na çojë më afër realizimit të qëllimeve tona të përbashkëta,” u shpreh Ardita Sinani.

Ky takim nënvizon rëndësinë e mbështetjes së institucioneve shqiptare për zhvillimin kulturor, arsimor dhe social të Preshevës, duke hapur rrugë për projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Back to top button