Tenori Kastriot Tusha dhe baritoni Burim Demiri vizitojnë Preshevën – do të krijojnë një këngë për Luginën

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, priti sot në takim dy artistë të njohur të muzikës klasike shqiptare: tenorin Kastriot Tusha nga Shqipëria dhe baritonin Burim Demiri nga Kosova.

Dy artistët po punojnë së bashku në një projekt muzikor të veçantë – një këngë e dedikuar Luginës së Preshevës, e cila pritet të sjellë emocione dhe vlerë kulturore për banorët e Luginës.

“Kastrioti nga Shqipëria e Burimi nga Kosova na bashkoi sot kënga që po bëhet për Luginën tonë,” – u shpreh Sinani, duke theksuar se detajet e plota për këtë projekt do të zbulohen së shpejti.

Ky bashkëpunim shihet si një hap i rëndësishëm në promovimin e artit dhe identitetit të Luginës së Preshevës përmes muzikës.

Back to top button