Shqiprim Arifi i del në mbrojtje Levent Qazimit

Ish Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar publikisht në mbështetje të Levent Qazimit, pas akuzave dhe sulmeve të fundit që janë drejtuar ndaj tij në rrjete sociale.

Në një postim në Facebook, Arifi ka theksuar se Leventi nuk është një qytetar i zakonshëm, por një figurë që mbart trashëgiminë e një dëshmori. Ai u shpreh me fjalë të forta se “Leventi është bir dëshmori, gjaku i tij na ka mbrojt’, e hija e tij ju rrëzon!”, duke shoqëruar deklaratën me flamurin kombëtar shqiptar.

Ky reagim erdhi pas një postimi të Qazimit, i cili kishte kritikuar ashpër Ragmi Mustafin dhe e kishte quajtur atë pjesë të një “zallogë hajdutiane”. Postimi i tij ngjalli reagime të shumta dhe polemika në opinionin publik.

Back to top button