1.4 milion kërkesa për regjistrimin e objekteve të ndërtuara pa leje

Ministrja e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës në Serbi, Aleksandra Sofronijević, tha se deri më sot në orën 7:30 të mëngjesit janë dorëzuar më shumë se 1.400.000 kërkesa për regjistrimin e pronësisë së objekteve të ndërtuara pa leje në kuadër të programit të quajtur “Svoj na svome”.

Ajo bëri të qartë se afati për dorëzimin e kërkesave nuk do të zgjatet dhe se më 5 shkurt është dita e fundit për t’i dërguar kërkesat për regjistrim.

Megjithatë, Sofronijević tha se për personat që kanë arsyetime të vlefshme pse nuk kanë arritur t’i dorëzojnë kërkesat brenda afatit, aplikacioni për regjistrim do të mbetet i hapur deri më 24 tetor, në mënyrë që edhe ata të mund të regjistrojnë pronat e tyre.

Ministrja sqaroi se ligji nuk përshkruan saktësisht se çfarë konsiderohet si “arsye e vlefshme”, por sipas praktikës administrative dhe gjyqësore, kjo mund të përfshijë gjendje si sëmundje, lëndime, vdekje ose raste të tjera të paevitueshme që nuk varen nga personi që dorëzon kërkesën.

Back to top button