Vuçiq në Vranjë, përkujton viktimat e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999

Në qytetin e Vranjë është shënuar sot 27-vjetori i bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavinë, me një ceremoni përkujtimore ku mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Gjatë ceremonisë, përfaqësues të shoqatave të veteranëve, organizatave të ndryshme si dhe familjarë të viktimave vendosën kurora lulesh pranë monumentit të dedikuar për të rënët.
Në aktivitet morën pjesë edhe qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit lokal, të cilët nderuan viktimat me një minutë heshtje.
