Ligjëratë për parandalimin e korrupsionit për punonjësit e administratës në Preshevë

Në sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë u mbajt një ligjëratë me temën “Korrupsioni në Republikën e Serbisë”, e dedikuar për punonjësit e administratës komunale. Aktiviteti u drejtua nga Kryeshefi i Administratës Komunale me synimin për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të forcuar integritetin institucional në ushtrimin e detyrave zyrtare.

Gjatë prezantimit u trajtuan format e korrupsionit, karakteristikat e tij, zhvillimi historik në Serbi, lidhja me krimin e organizuar, si dhe dispozitat ligjore që parashikojnë veprat penale të lidhura me korrupsionin. Pjesëmarrësit u njohën edhe me pasojat që ky fenomen sjell në funksionimin e institucioneve publike, zhvillimin ekonomik dhe besimin e qytetarëve ndaj administratës.

Në përfundim u theksua se lufta kundër korrupsionit kërkon angazhimin e çdo nëpunësi publik, respektimin e ligjit, transparencën dhe përgjegjshmërinë, me qëllim ndërtimin e një administrate më efikase dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Back to top button