Rritet dalja në Preshevë: sipas burimeve jozyrtare, kanë votuar rreth 5.000 qytetarë

Dalja në zgjedhjet parlamentare në Preshevë po rritet gjatë ditës. Sipas burimeve jozyrtare, deri tani në të gjitha vendvotimet e komunës kanë votuar afërsisht 5.000 qytetarë.
Deri në ora 10:00, sipas të dhënave të para, kishin votuar 1.090 persona, ose 2,5 për qind e votuesve. Kjo do të thotë që numri i votuesve është rritur pothuajse pesë herë që nga mëngjesi.
“Koalicioni Shqiptar”, që bashkon tetë parti shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, garon me numrin 17. Vendvotimet qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00.
Presheva.AL do t’ju njoftojë sapo të publikohen shifrat zyrtare.
