Kryeministri Hungarez: Nuk i duam refugjatët muslimanë në Hungari
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se prioritet i Budapestit është forcimi i kufirit me bashkimin evropian, kufirin me Serbinë dhe kufirin kroat.
Orban tha se Hungaria është kundër pranimit të refugjatëve, të cilët janë kryesisht janë mysliman.
“Unë nuk dua që të ketë një numër të madh të myslimanëve në vendin tonë”, tha kryeministri hungarez, duke kujtuar se si ishte përvoja e Hungarisë me sundimit osman, njofton Reuters, transmeton Presheva.AL
“Vendosja e emigrantëve të paligjshëm në Bashkimin Evropian është zgjidhje iluzion”, tha Orban në një konferencë shtypi në Bruksel, duke komentuar propozimin e Komisionit Europian.
Raporti i gazetës gjermane “Die Welt” thekson se Komisioni Evropian po shqyrton zhvendosjen e 54.000 emigrantëve të Hungarisë me shtetet e tjera anëtare të BE-se.
Kryeministri Hungarez vuri në dukje se Evropa nuk po përballet me një krizë të refugjatëve, sepse siç theksoi ai, “shumica e emigrantëve të paligjshëm nuk janë refugjatë.”
Pas bisedimeve me presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Orban u tha gazetarëve se është e vërtetë se ka shumë emigrantë “Por shumë prej tyre nuk ikin nga persekutimi apo lufta, por ata kanë ikur me shpresë për një jetë më të mirë.”