Serbët dhe Hungarezët prejnë gardhin që refugjatët të kalojnë
Aktivistët e organizatave për të drejtat e njeriut nga Serbia dhe Hungaria dje kanë prerë gardhin kufitar mes Serbisë dhe Hungarisë.
“Nëse ne e trajtojmë refugjatët si kafshë, atëherë në realitet ne jemi kafshë”, tha aktivisti i No Fences në Evropë dhe El Camino de Ballkan para mediave. “Të tregojmë solidaritet dhe jo çmenduri”. transmeton Presheva.AL
Aktivistë nga Hungaria dhe Serbia dolën edhe në protesta për të ndaluar ndërtimin e këtij gardhi që do ti ndalojë refugjatët nga lindja e mesme të kalojnë në shtetet evropiane.
Gardhi 175 kilometra me tela dhe gjemba ka përfunduar fundjavën e kaluar, edhe pse me kritika të ashpra ndërkombëtare ai u ndërtua.
Me ligjin e ri hungarez për dëmtimin e gardhit kufitar mund të përballeni deri në pes vite burg.
“Gardhi është një simbol i urrejtjes”
Organizata “Jo gardhe në Evropë” u themelua nga Milica Mancic Stojkovic, gazetare dhe shkrimtare nga Beogradi, Ajo e përshkroi gardhin si një simbol të urrejtjes në Evropë.