Lajme

Medvegjasit: Rexhep Abazin askush nuk e ka arrestuar, këto jan trillime

Se Rexhep Abazi është arrestuar dhe dëbuar nga Medvegja kjo nuk qëndron fare, ai sikurse gjatë ditës së mërkurë por edhe gjatë ditës së enjte është parë i lirë në Medvegjë duke kryer aktivitetet e tija politike pa kurfar pengese, kështu i kanë thënë BujanociNet-it dis shqiptarë të Medvegjës të cilat e kanë parë Abazin gjatë dy ditëve të fundit në qytezën e Medvegjës.

Sipas tyre, në Medvegjë nuk është përfolur fare se dikush në kufij e ka arrestuar Abazin dhe e kanë kthyer mbrapsht duke mos e lënë të hyjë në vendlindjen e tij, ata thonë se një gjë e tillë do të ishte bërë e ditur shumë shpejt ngase Medvegja është e vogël e posaqërisht kur diqka i ndodh shqiptarëve, shum shpjet përhapet. Një bashkëbisedues i portalit ka thënë se Abazi këtë e ka bërë për promovim politik duke patur parasysh kandidaturën e tij për këshilltarë komunalë në zgjedhjet që do të mbahen më 13 shtatorë të këtij viti. “Abazi po tentonë që në këtë mënyrë ta ngris vetën dhe të merr ndonjë votë, por medvegjasit e dijnë mir për secilin politikan kush dhe qka është, ne nuk do ti përsërisim gabimet e së kaluarës dhe Abazi nuk do të mund të na hedh pluhur syve me këso trillime” ka thënë një shqiptarë nga Medvegja i cili për shkaqe sigurie ka dashur të mbes anonim për opinioni, por është i njohur për redaksinë. Zgjedhjet e parakohshme lokale në komunën e medvegjës do të mbahen më 13 shtatorë ku shqiptarët do të dalin me dy lista, njëra është e PVD-së në të cilën bashkarisht garon edhe Rexhep Abazi me Leme Xhemën e cila ishte drejtoreshë shumëvjeçare e PTK-së. Ajo më 2011 u dënua me 3 vjet heqje lirie nën akuzën për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe hyrjes në kontratë të dëmshme. BujanociNet

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button