Lajme

Si ta kuptoni që ju kanë bërë magji

Misteret e magjisë e cila i tejkalon kufinjte e dijes në të cilën shumica e njerëzve jeton, asnjëherë nuk është zgjidhur.
Magjia duket që ka ekzistuar prej mijra vitesh duke përdorur energjinë negative për t’i bërë keq njerëzve që nuk i duam. Megjithatë magjestarët përdorin aftësitë e tyre për dy lloje magjish, e bardha dhe e zeza.

Magjia vepron me anë të simboleve, fjalëve, kërcimeve apo edhe tingujve. Shpesh herë për gjithçka që na ndodh e që nuk mund ta shpjegojmë themi se mund të na kenë bërë magji.

Personat që besojnë tek magjitë shprehen se disa nga shenjat e saj janë: Mpirje të disa pjesëve të trupit. Nxehtësi në trup, ose ftohje e pashpjegueshme. Shpuarje në pjesët e trupit. Vështirësi në të ecur. Dhimbje në fund të shpinës, dhimbje në shputat e këmbëve, dhimbje koke të vazhdueshme. Vështirësi në frymëmarrje.

Shkëlqim i lartë në sy. Dëgjimi i zërave të pakuptueshëm. Ndjesia që po kontrollohesh. Ndjesia se po të thërrasin. Ëndrra të trishtueshme, veçanërisht me qen, gjarpërinj apo mace. Njolla në trup. Dyshim në çdo gjë. Harresa e tepërt. Humbja e dëshirës për të punuar. Humbja e dëshirës për të qëndruar me njerëz. Rrahje e shpejtë e zemrës e papritur. Fillosh të qash pa shkak, etj.

Shumë persona me këto sintoma shkojnë tek mjeku por nuk gjejnë zgjidhje, edhe pse shpesh herë faji i lihet stresit të lartë. Shumë persona shpesh herë shprehen se nuk besojnë në magji, megjithatë përsëri kanë frikë prej saj.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button