Lajme

Në Bujanoc emigrantëve edhe rrymën për ti mbushur telefonat ua shesin!?

Tmerri me emigrantët po vazhdon, në Bujanoc rriten çmimet e hamburgerëve, pijeve frreskuese, atleteve, xhinseve, si dhe një orë rrymë për telefon mobil shitet për 1 euro.

Stacioni i autobusave në Bujanoc çdo ditë është plot e përlotë me emigrantë të cilët sa vijnë e shtohen, por që dikush din të përfitojë nga ata në mënyra të ndryshme këtë nuk do ta besonit.

Stacioni i autobusave në Bujanoc është bërë si treg nga tezgat e romëve të cilët bëjnë tregëti me veshmbathje nga më të ndryshmet. Një palë atletë të cilat në Kosovë i blejnë në tregun me shumicë për 3-5 euro të njetat migrantëve ua shesin për 15 euro, ndërsa xhinsat 20 euro e më shumë.

Pamvarësisht çmimeve tregëtia e tyre duket të jetë e ligjshme ngase ata nuk i pengonë askush, mund ti vendosin tezgat e tyre vënd e pavënd, në rrugë, ku ta kenë qëjfin ata dhe askush nuk i kontrollon.
Nga ana tjetër migrantët e shkretë detyrohen që ta paguajnë një akullore 1 euro, nga ato akullore që në qendër kushtojnë 20-30 dinarë, por tregëtarët atyre ua shesin hiq më pak se 1 euro.
Migrantët me të arritur në stacionin e autobusave të parët gëzohen shitësit e hamburgerëve, të cilët çmimet i kanë bërë si të ishin në ndonjë metropol Evropian, ata një hamburger e shesin 2-5 euro, një ujë të thjesh 1 euro, ndërsa pijet freskueese 1-3 euro, dhe të gjitha këto ndodhin para syve të inspektorëve të cilët si duket e kanë harruar se ekziston edhe kjo pjesë e qytetit.

Ai që më së shumti i gëzohet ardhjes së migrantëve si duket është një serb lokal i cili banonn në njërën nga ndërtesat afër stacionit të autobusave.
Ky person e ka shpikur një biznes me përfitime jo të vogla dhe pa kurfar investimesh.
Atij i ka mjaftuar një priz që ta zgjasë një kabllo nga banesa e tijë dhe kështu i shet rrym emigrantëve për ti mbushur telefonat e tyre.
Ky person për një orë sa mbushet mobili i detyron që të paguajnë 1 euro dhe kështu ai ka modifikuar një kabllo me afër 10 priza të cilat janë përplot gjatë tërë kohës, kështu ky person në mënyrë ilegale shet rrymën dhe nën hije të ardhurat i ka 10 euro për çdo orë, të ardhura këto të barabarta me ato në perëndim.
Nëse kështu vazhdon ndaj këtyre që kanë udhëtuar rreth 25 ditë për të ardhur në Bujanoc, dhe kushedi sa ditë të tjera iu duhet për të arritur atjë për ku janë nisur, dhe ne i presim duk ua shitur edhe rrymën për ti mbushur telefonat mobil edhe atë në mënyrë ilegale, atletet e 3 eurove për 15 euro, xhinset e vjetra për 20 euro, një akullore të 20 dinarëve në këtë vapë për 1 euro, një pije freskuese për 2 euro dhe një hamburger për 3-5 euro, atëherë përse funksionojnë inspektorët, kend e kontrollojnë ata nëse nuk e kontrollojnë këtë gjendje të krijuar në një perimetër jo më të madh se 50×50 metra katror. BujanociNet

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button