LajmeSport

Berat Gjimshiti, “top-modeli” i Kombëtares me një super modele në krah

Berat Gjimshiti me origjinë nga Ternoci i Bujanocit, ishte prurja më e re e Kombëtares shqiptare para ndeshjes eleminatore me Danimarkën dhe duke parë dëmtimin e Elesid Hysajt ai luajti titullar duke lënë shije shumë të mira te tifozët kuqezi dhe tek analistët e futbollit.

Berati tregoi siguri në fushën e lojës edhe pse përballë kishte kundërshtarë jo shumë të lehtë, shkruan Portali Albeu.

Por kush është Berat Gjimshiti?

Berat Gjimshiti ka lindur në Zyrih më 19 shkurt 1993 dhe është 1,90 metra i gjatë. Karrierën e futbollistike e ka nisur te Zurich-Affoltern dhe më pas kaloi te ekipi i Zurichut ku luan edhe sot. Ai ka luajtur me Kombëtaren U-18, U-19 dhe U-21 të Zvicrës por në fund pranoi të luante për Kombëtaren e origjinës së tij, shkruan Portali Albeu.

Por edhe pse shumë i ri në moshë Berat Gjimshiti ka në krah një të dashur shumë simpatike, e cila quhet Alisa Menkoviq. Sigurisht që një djali 1,90 metra të gjatë do ti shkonte një super-emër në krah. Ajo është vajzë nga një martesë e përzier, gjithsesi me origjinë shqiptare, por jeton në Zyrih me Beratin, transmeton Presheva.AL.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button