Lajme

Humanizmi i policit preshevar që ka pushtua mediat ndërkombëtare (foto)

Mediat kombëtare në Serbi kanë publikuar disa fotografi të një polici që mbanë në duar një fëmijë sirian në krahë duke shpjeguar kështu mikpritjen për emigrantët që kalojnë nëpër Serbi.

Fotografit e publikuara janë realizuar nga gazetarja e BBC Manveen Rana e cila ka vizituar emigrantët në Preshevë dhe fotot në fjalë i ka publikuar në profilin e saj në twiter.

Portali Informativ Titulli.com ka arritur të identifikojë pjesëtarin e policisë së Serbisë që është prezantuar në fotografi duke përqafuar një fëmijë sirian dhe në këtë mënyrë ka shprehur dashurinë, mikpritjen dhe humanizmin njerëzorë .

Profili i policit:
Sipas të dhënave që posedon Titulli.com, polici në fjalë është 34 vjeçari Rexhep Arifi nga Presheva pjesëtarë i policisë së Serbisë në stacionin policorë të Preshevës.
Rexhep Arifi, është angazhuar në polici pas trajnimit në vitin 2002 dhe formimit të policisë multietnike në Luginë të Preshevës.
Gjithashtu burimet tona flasin se Rexhep Arifi është rritur pa babanë që nga lindja e tij dhe nga kolegët cilësohet si një person shumë human që tani është angazhuar në detyrën e tij zyrtare në fshatin Miratoc të komunës së Preshevës që është vërshuar nga emigrantët.
Vlen të theksohet se emigrantët shpeshherë janë shprehur nëpër media të kënaqur për mirësjelljen që po e gjejnë në vendet e ndryshme në Serbi në krahasim me vendet tjera në rajon ku kalojnë transit emigrantët./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button