Ambasador të huaj vizitojnë emigrantët në Miratoc dhe Preshevë (Video)
Numri i refugjatëve sa shkon dhe rritet, ata vin të lodhur dhe të rraskapitur.
Brenda pak minutave arrin numri mbi 1000 refugjatëve sirian qe vin në kampin e improvizuar në fshatin Miratoc.
Për të parë për së afërmi gjendjen e këtyre emigrantëve të huaj që vin në qendrën e pranimit në fshatin Miratoc erdhën ambassador të huaj të akredituar në Beograd për të vizituar këta emigrant të huaj se me çfarë kushtesh përballen.
Këta ambassador nuk erdhen si herave të kaluar siç jemi mësuar ti shohim me xhipa të blinduar por këta erdhën me autobus të përbashkët, s’bashku edhe me disa përfaqësues të tjerë të qeverisë së Serbisë.
Për ti prit këta ambassador të huaj doli që ti pres edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.
Pas vizitës së emigrantëve të huaj në kampet e pranimit në fshatin Miratoc ata më pas shkuan që të vizitojnë këta emigrant të huaj edhe në qendrën e pranimit në Preshevë.
Ata për së afërmi panë kushtet që i ofron kjo qendër e pranimit për emigrant të huaj dhe u njoftuan për gjendjen e tyre.
Më pas u dha edhe një konferencë për shtyp për media e pranishëm.