Lajme

Beogradi do AKS në Kosovë, por jo AKSH në Luginë

Kryetari i Këshillit për Kosovë e Metohi, siç e quan Beogradi Republikën e Kosovës, të Kuvendit të Serbisë, Millovan Drecun deklaroi se është ekstrem dhe i papranueshëm paralajmërimi për formimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare (në Serbi) dhe se nuk mund të bëhet kurrfarë paraleleje me Ascociacioni /Bashkësinë e Komunave Serbe (në Kosovë).

Drecun, transmeton Koha.net deklaratën e tij dhënë mbrëmë në ditarin e RTS-së, tha se është e papranueshme të paralajmërohet formimi i çfarëdo asociacioni komunash shqiptare, madje këtë ta paralajmërosh përmes medieve dhe pa marrëveshje paraprake me organet kompetente shtetërore.

Ai theksoi se politikanët nga jugu i shtetit janë vetëm pengje interesash të Prishtinës dhe shtoi se paralajmërimi i Asociacionit të Komunave Shqiptare po bëhet në marrëveshje me Tiranën.

Drecuni tha se shqiptarët në Serbi kanë të gjitha të drejtat sipas Kushtetutës dhe shtoi se në planin ekonomik duhet të punohet për përparimin e pozitës si të shqiptarëve edhe të serbëve.

“Është hapur materniteti në Preshevë dhe së shpejti do të hapet edhe fakulteti”, ka pohuar Drecun.

Ai ka thënë se nuk mund të bëhet kurrfarë paraleleje me Asociacionin e Komunave Serbe (në Kosovë) duke shtuar se shqiptarët idenë e tyre mbi formimin e Asociacionit e lidhin me Platformën nga viti 2006.

Sipas fjalëve të tij, paralajmërimi i formimit të Asociacionit të Komunave Shqiptare (AKSH) ka lidhje me zgjedhjet në Medvegjë, të planifikuara për të dielën, por konsideron se këtë problem s’duhet parë si diçka afatshkurtër.

“Qëllim kryesor është internacionalizimi i çështjes së Luginës së Preshevës, të del në skenë pala shqiptare dhe të bëhet faktor i rëndësishëm i mbështetjes së politikës që bën Hashim Thaçi, por edhe që në këtë mënyrë të ndikohet në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit”, konsideron Drecun, raportojnë mediet. /Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button