Kosovarja, ikonë e islamit në Zvicër
Revista më e madhe zvicerane MM numrin e saj të fundit ia kushton Islamit.
Në Ballinë e sjellë një politikane me origjinë nga Kosova si myslimania shembull dhe e integruar.
Revista e konsumatorëve zviceranë “Migros Magazin” numrin e saj të fundit ia kushton Islamit, respektivisht myslimanëve që jetojnë në Zvicër. Ballina e revistës, konform përmbajtjes hapet me titullin: “Ylfete Fanaj është politikane dhe myslimane – një dosje mbi Islamin në përditshmërinë tonë”, shkruan Zeri.info
Fanaj është shqiptare nga Kosova dhe aktive në kuadër të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës. Përndryshe ajo është edhe e deleguar kantonale për integrim për kantonin Nidwalden.
“Nuk jam religjioze, por besimtare” thotë kosovarja e lindur dhe rritur nën alpet zvicerane, duke shtuar se “lutjen e kam mësuar nga Nëna”.
Ajo edhe pse nuk frekuenton xhamitë, politikisht shihet të jetë megjithatë aktive në këtë drejtim: “Unë nuk ndihem e diskriminuar, mirëpo një …”, vazhdon ajo rrëfimin për një mike që është mbuluar me shami dhe tashmë përjashtohet edhe nga vetë fqinjët, duke mos u përshëndetur. Ky lloj reagimi i shoqërisë, për Fanaj ndihmon në rritjen e grupeve ekstreme, të cilat i tërheqin të përjashtuarit, transmeton Zeri.info
“Ndoshta hapja e temës pikërisht me një shqiptare myslimane ka qenë qëllim i mirë i revistës për të thënë ja myslimanët janë njerëz tanë, mirëpo është një imazh i rrejshëm, e para ngase Islamin aktiv në Zvicër nuk e përfaqësojnë shqiptarët dhe e dyta se ai nuk duket si Fanaj”, thotë një aktivit i migracionit që nuk guxon të dal me emër për shkak drojës nga polemikat. Sidomos deklaratat e Fanajt se gratë myslimane «nuk janë të shtypura e që nuk duhet shpëtuar» i duket atij absurde. Sipas burimit në fjalë shqiptarët ngadalë pro sigurt me shfaqje të tilla do të perceptohen totalisht si myslimanë parimisht e pastaj si shqiptarë. Frikë e tepruar?
Revista në fjalë shtypet në më shumë se një milion e gjysmë kopje dhe sipas WEMF lexohet nga dy milion e katërqind mijë zviceranë. Ajo shpërndahet nga rrjeti i supermarketeve „Migros“ të Zvicrës.