Haziri: Rezolutën për të drejtat e shqiptarëve në Luginë e kam sponzorizuar unë
Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe ish-ministër i Pushtetit Lokal, ka shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook, ku thotë se Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e sponsorizuar nga ai.
Mesazhi i plotë në Facebook:
Dy fjalë për zërat që po e kërkojnë njohjen e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Kosovën Lindore nga kryeministri Musatafa
Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e sponsorizuar nga Lutfi Haziri, është më e madhe se njohja e Asociacionit të komunave shqiptare me shumicë në Serbi, është më e madhe se i ashtuquajturi Asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë, apo ‘Zajednica’ e Vetëvendosjes dhe më e madhe se pashallëqet tjera. Dëshiroj të theksoj se ata që tentojnë t’i kopjojnë iniciativat e Serbisë, janë të prirur të dështojnë. Pikë! LH.