Bujanoc: deri në ora 12 votuan 6.133 qytetarë, dalje më e lartë se në 2023

Deri në ora 12:00, në Komunën e Bujanocit kanë votuar 6.133 qytetarë, ose 14,3 për qind e votuesve, sipas të dhënave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve. Në të njëjtën orë në zgjedhjet e vitit 2023, dalja ishte 8,67 për qind.
Në Bujanoc kanë të drejtë vote 44.665 qytetarë, të cilët votojnë në 59 vendvotime.
Kryetari i KZK-së, Leon Memeti, bëri të ditur se të gjitha vendvotimet u hapën me kohë në ora 7:00. Gjatë paradites u raportuan dy probleme të vogla teknike: një kuti votimi e dëmtuar në Sejacë dhe mungesë ndriçimi në Lilanc. Të dyja u rregulluan dhe votimi vazhdoi normalisht.
Vendvotimet qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00.
