Ardita Sinani: Vota është zëri ynë, zgjedhja jonë dhe mesazhi ynë për të ardhmen

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka votuar sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
Pas votimit, ajo u bëri thirrje qytetarëve të dalin në vendvotime, me mesazhin: “Vota është zëri ynë, zgjedhja jonë dhe mesazhi ynë për të ardhmen.”
Sinani është ndër drejtuesit e “Koalicionit Shqiptar”, listës së përbashkët të tetë partive shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, e cila garon me numrin 17.
Vendvotimet qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00.
