Arbër Pajaziti: Çdo votë ka rëndësi!

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka votuar sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
Pas votimit, ai shkroi se ka votuar me dëshirën që zëri i shqiptarëve të jetë sa më i fuqishëm dhe që ata të kenë sa më shumë përfaqësues në Parlament.
“Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin sa më masivisht dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Çdo votë ka rëndësi!”, ka shkruar Pajaziti.
Shqiptarët e Luginës garojnë në këto zgjedhje me listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me numrin 17. Vendvotimet qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00.
