Kamberi: Presim që lista jonë e përbashkët t’i fitojë tri mandate në Parlament

Bartësi i listës “Koalicioni Shqiptar”, Shaip Kamberi, ka votuar sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi dhe u ka bërë thirrje shqiptarëve të dalin në votime.

“Shqiptarët e kanë obligim moral, kombëtar e politik që të votojnë. Po shoh një entuziazëm dhe i falënderoj bashkëkombësit nga Kosova që kanë ardhur për të votuar. Presim që në këto zgjedhje lista jonë e përbashkët t’i fitojë tri mandate në Parlament”, deklaroi Kamberi.

Kamberi ka qenë deri tani i vetmi deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë. “Koalicioni Shqiptar”, që bashkon tetë parti nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, garon me numrin 17.

Vendvotimet qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00.

Back to top button