Visar Mehmeti, numri 2 në listën e Koalicionit Shqiptar, ka votuar sot

Kandidati për deputet Visar Mehmeti, i cili renditet i dyti në listën e “Koalicionit Shqiptar”, ka ushtruar sot të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.

Mehmeti është jurist i diplomuar nga Presheva dhe kandidon në emër të Alternativës për Ndryshim (APN). Ai renditet menjëherë pas bartësit të listës, Shaip Kamberit, gjë që e bën një nga kandidatët me shanse më reale për të hyrë në Kuvendin e Serbisë nëse koalicioni fiton më shumë se një mandat.

Gjatë fushatës, Mehmeti ka theksuar rëndësinë e mobilizimit të qytetarëve për të dalë në votime dhe për të mbështetur Koalicionin Shqiptar.

Lista e përbashkët e tetë partive shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja garon me numrin 17. Vendvotimet qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00.

Back to top button