Nga sot nis pagesa për parking në rrugët dytësore në Preshevë

Nga sot në qytetin e Preshevës ka hyrë në fuqi vendimi për vendosjen e pagesës për parking edhe në rrugët dytësore, konkretisht në Zonën II, ku tashmë janë vendosur tabelat zyrtare që përcaktojnë tarifat dhe oraret përkatëse.

Vendimi është miratuar nga Komuna e Preshevës, ndërsa zbatimi i tij po bëhet nga Ndërmarrja Publike “Moravica”. Sipas tabelës së re të vendosur në rrugë, në Zonën II pagesa për parkim është:

– 35 dinarë për 1 orë (me SMS në numrin 9422)
– 240 dinarë për 24 orë (me SMS në numrin 9424)

Pagesa është e detyrueshme gjatë ditëve të punës nga ora 07:00 deri në 21:00, dhe të shtunave nga 07:00 deri në 14:00.

Kujtojmë se Presheva ka qenë qyteti i vetëm në Serbi që ofronte parking publik falas për qytetarët, gjatë mandatit të Shqiprim Arifit.

Më shumë rreth kësaj mund të lexoni këtu:
👉 Presheva, qyteti i vetëm në Serbi që qytetarëve ua mundësonte parkingun publik falas

Ndërkohë, autoritetet komunale nuk kanë paralajmëruar ndonjë fazë testuese për këtë vendim dhe mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo masë në organizimin urban dhe në qarkullimin në qytet.

Back to top button