Moti përkeqësohet brenda ditës në Preshevë, paralajmërohen reshje të dendura, bubullima dhe breshër

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Serbisë ka lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët, duke bërë të ditur se deri në fund të ditës priten stuhi të forta me bubullima në disa pjesë të vendit, përfshirë edhe jugun e Serbisë, ku bën pjesë rajoni i Preshevës.
Sipas njoftimit, qytetarëve u është dërguar edhe një mesazh paralajmërues në telefonat mobil, ku kërkohet të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin njoftimet zyrtare të institucioneve kompetente.
Meteorologët paralajmërojnë se gjatë orëve të ardhshme mund të ketë:
– reshje të dendura shiu,
– bubullima të fuqishme,
– erëra të forta,
– si dhe breshër në disa zona.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse është e mundur, të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë motit të ligë, të mos parkojnë automjetet nën pemë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve emergjente.
Sipas paralajmërimeve të Republikës Hidrometeorologjike të Serbisë (RHMZ), situata meteorologjike do të monitorohet vazhdimisht dhe, nëse është e nevojshme, do të publikohen paralajmërime të reja për zonat që mund të preken nga stuhitë.
