Autobusë me xhandarmë te Kuvendi i Serbisë dhe Pallati i Vjetër, policia e përforcuar në qendër të Beogradit

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare, autobusë me pjesëtarë të Xhandarmërisë kanë arritur te ndërtesa e Kuvendit të Serbisë dhe te kompleksi i Pallatit të Vjetër në Beograd, raporton portali serb Izlaz.com, duke u bazuar në informacionet e reporterit të tij në terren.
Sipas portalit, prania e policisë është përforcuar edhe në pjesë të tjera të qendrës së Beogradit, sidomos para ndërtesës së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ).
Nuk dihet sa autobusë dhe sa pjesëtarë të xhandarmërisë janë dërguar, ndërsa autoritetet deri tani nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për këtë vendosje forcash.
Zgjedhjet po mbahen me dalje shumë më të lartë se në vitin 2023. Vendvotimet mbyllen në ora 20:00.
