Preshevë: deri në ora 18:00 kanë votuar 15.291 qytetarë, ose 34,24%

Deri në ora 18:00, në Komunën e Preshevës kanë votuar 15.291 qytetarë, që është 34,24 për qind e votuesve me të drejtë vote.

Dalja është rritur vazhdimisht gjatë gjithë ditës. Në ora 10:00 kishin votuar 1.090 qytetarë, në ora 14:00 9.110, ndërsa në katër orët e fundit kanë votuar edhe mbi 6.000 të tjerë.

Shqiptarët e Luginës garojnë me listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me numrin 17. Vendvotimet mbyllen pas dy orësh, në ora 20:00.

Back to top button