Dalja në Preshevë: deri në ora 14:00 kanë votuar 9.110 qytetarë

Deri në ora 14:00, në Komunën e Preshevës kanë votuar 9.110 qytetarë, sipas të dhënave nga terreni.

Dalja është rritur ndjeshëm gjatë ditës. Deri në ora 10:00 kishin votuar 1.090 persona, që do të thotë se numri i votuesve është rritur më shumë se tetë herë në katër orë.

Shqiptarët e Luginës garojnë në këto zgjedhje me listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me numrin 17. Vendvotimet qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00.

Presheva.AL do t’ju njoftojë sapo të publikohen shifrat zyrtare.

Back to top button