Dalja në Serbi deri në ora 14:00 arrin 46,53%

Deri në ora 14:00 kanë votuar 46,53 për qind e votuesve të regjistruar në Serbi, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Dalja ka vazhduar të rritet gjatë gjithë ditës. Deri në ora 10:00 kishin votuar 19,72 për qind, ndërsa deri në ora 12:00 34,55 për qind, sipas Komisionit Republikan të Zgjedhjeve.

Në Preshevë, deri në ora 14:00 kanë votuar 9.110 qytetarë, ose rreth 20 për qind, sipas të dhënave nga terreni.

Vendvotimet qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00.

Back to top button