Në Bujanoc 44.675 qytetarë kanë të drejtë vote

Në Komunën e Bujanocit, 44.675 qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e sotme parlamentare. Votimi zhvillohet në 59 vendvotime.

Deri në ora 12:00 kishin votuar 6.133 qytetarë, sipas Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, ose afërsisht 14 për qind. Kjo dalje është më e lartë se në të njëjtën orë në zgjedhjet e vitit 2023.

Shqiptarët e Luginës garojnë me listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me numrin 17. Vendvotimet qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00.

Back to top button