Në Preshevë 44.602 qytetarë kanë të drejtë vote

Në Komunën e Preshevës, 44.602 qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen sot në Serbi. Ata mund të votojnë në 37 vendvotime në gjithë komunën.

Deri në ora 14:00, sipas të dhënave nga terreni, kishin votuar 9.110 qytetarë, ose rreth 20 për qind e votuesve.

Shqiptarët e Luginës garojnë me listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me numrin 17. Vendvotimet qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00.

Back to top button