Lajme

Serbët duan gjysmën e Kosovës

Lidhur me letrën e kongresistit amerikan Dana Rohrabacher i cili kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliq i ka propozuar këmbimin e territoreve Serbi – Kosovë, sot kanë folur analistë serbë të cilët janë ngritur kundër.

Kështu Dragomir Аngjelkoviq ka thënë se kjo zgjidhje nuk është e pranueshme për Serbinë.

“Për ne modeli i propozuar i zgjidhjes së problemit territorial nuk është adekuat. Sepse Kosova nuk është shtet i veçantë por krahinë e jona. Mendoj se Serbia duhet ta presë që administrata e Trumpit të resetojë marrëdhëniet me Rusinë dhe tek pastaj të flasim për problemet territoriale.

Megjithëkëtë, kjo nuk do të thotë që jugu i Serbisë të këmbehet me veriun e Kosovës, por vetëm të zhvillohen biseda për ndarjen eventuale të Kosovës që do të përfshinte jo vetëm veriun e saj, por që shumë më shumë pjesë të Kosovës të mbeten në Serbi”, ka thënë Angjelkoviq.

Related Articles

Back to top button