Edhe në Preshevë shënohet Dita Botërore e Tokës (Foto, Video)
Nën organizmin e NP “Moravica” dhe me përkrahjen e kryetares së komunës së Preshevës, znj.Ardita Sinani, gjatë muajit prill është realizuar aksioni pranveror i mbjelljes së fidaneve nëpër rrugët kryesore të qytetit të Preshevës.
Sot në mënyrë simbolike përmes mbjelljes së një fidaneje nga ana e kryetares Sinani dhe drejtorit të ndërmarrjes “Moravica” z.Gazmend Aliu në qendër të qytetit u përmbyll faza e parë e gjelbrimit të Preshevës, u finalizua aksioni pranveror i mbjelljes së fidaneve dhe u shenua simboliksht dita e Tokës, gjë që përfundon mbjelljen e mbi 450 fidaneve nëpër rrugët kryesore në Preshevë.
Aktiviteti i sotshëm me rastin e ditës së planetit Tokë ishte edhe iniciativa e organizatave joqeveritare “Qendra për Avokim dhe zhvillim të demokracisë” dhe “Këshillit për të drejtat e njeriut” për pasturimin e disa pjesëve të qytetit të Preshevës nga mbeturinat, aktivitet të cilit iu bashkangjitën edhe kryetarja Sinani, drejtori i NP “Moravica” z.Gazmend Aliu, aktivist të “Zyres për të rinj” në Preshevë, aktivist të shoqërisë civile dhe të rinj nga Presheva.
Çdo vit, Dita e Tokës – 22 prill – shënon përvjetorin e lindjes së lëvizjes moderne mjedisore në vitin 1970. Më 22 prill 1970, 20 milionë amerikanë dolën në rrugë, në parqe dhe në vende të tjera publike për të demonstruar për një mjedis të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.
Sikurse në tërë botën edhe në Preshevë kjo datë e rëndësishme për të gjithë botën dhe për secilin që jeton në planetin Tokë, sot përmes aksionit pranverorë të mbjelljes së fidaneve dhe gjithashtu u shenua edhe në Preshëve dita e Tokës në mënyrë simbolike duke përcjellur mesazhe sensibilizimi dhe avokimi për një mjedis të pastër, pa mbeturina dhe me sa më shumë hapsira të gjelbërta.
Përveç aktiviteteve për shenimin e ditës së planetit Tokë dhe finalizimin e aksionit pranveror të mbjelljes së fidaneve në Preshevë, kryetarja Sinani sot gjithashtu vizitoi edhe hapsirat e NP “Moravica” duke u njoftuar më për së afërmi sikurse me kushtet dhe gjendjen egzistuese poashtu edhe me nevojat urgjente të kësaj ndërmarrje me qëllim të planifikimit të hapave të përbashkëta të Komunës së Preshevës dhe NP “Moravica” në sigurimin e kushteve sa më të volitshme në ofrimin e shërbimeve sa më kualitative nga kjo ndermarrje drejt përditshmërisë së qytetarëve të Komunës së Preshevës.