Lajme

Kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës Sami Salihu, letër të hapur kryetarit të PVD-së, Shaip Kamberit

I nderuar Kryetar i PVD, z.Shaip Kamberi,

Së pari ju faleminderoj për mundin dhe koherencën që po tregoni duke dërguar një shkresë të tillë për një situatë shumë të papëlqyeshme të krijuar në seancën e fundit.
Duke u nisur nga fakti që Partia për Veprim Demokratik është një pjesë e traditës politike të Komunës së Preshevës, por dhe jo vetëm, ajo që unë, si Kryetar i Kuvendit Komunal i Komunës së Preshevës si organ më i lartë i përfaqësimit të votuesve, por edhe përfaqësues i një numri të konsiderueshëm votuesisht të Lëvizjes për Reforma, prisja që hyrja e shkresës tuaj të ishte disi më ndryshe.

Në fakt, duke iu referuar edhe asaj më lart që thash, prisja që JU si kryetar i PVD ,në emër tuajin personal, në emër të partisë që përfaqësoni por dhe në emër të votuesve tuaj, të kerkoni ndjesë për sjelljen të pahijshme ndaj Kuvendit Komunal, këshilltarëve të Kuvendit Komunal por edhe ndaj qytetarëve që ndiqnin Seancën në fjalë.

Në eksperiencën time politike, me bindje të plotë e them që Partia për Veprim Demokratik, kudo që përfaqësohet ajo, nuk është sinonim i dhunës, por njëkohësisht nuk është edhe sinonim i “viktimës” siç dhe po tentohet të viktimiziohet në rastin konkret.
Padyshim, sjellja e këshilltarit tuaj ndaj pronës së Kuvendit Komunal, pronë e cila nuk është as e imja as e Juaja por e as një subjekti politik, por është pronë që do ta trashegojnë brezat e ardhëshëm politik, pamarëparasysh ngjyrimit politik, si edhe reagimi i forcave të sigurisë, qoftë MNF, qoftë policore, e shëmtuan akoma më shumë gjithë situatën e krijuar.

Duke qenë se jam një idhtar i transparencës, pas situatës së krijuar nga ana e këshilltarit të subjektit tuaj, personalisht kam investuar vehten, mbi 3 herë, duke e lutur këshilltarin z.Krasniqi, që të reflektojë, dhe të zbatojë masën e dhënë, e që siç dhe të gjithë jemi dëshmitar, ra në vesh të shurdhër.

Pres gjithashtu që të denoni sjelljen e këshilltarit tuaj, por edhe sjelljen e tjetrit këshilltar të subjektit tuaj, z.Skender Destani i cili tentoi që fizikisht të sulmonte përfaqësuesin më të lartë të Kuvendit, e i cili do të duhej të ishte një mësues për sjellje dhe konstruktivitet i brezave të ardhëshëm që do të meren me politike.

Sa i përket çështjes se kush i ka ftuar sigurimin ajo që di të them unë është që nuk kam qenë unë ai që kam ftuar pjestarët e sigurimit të kompanisë MNF, por edhe pjestarët e policisë, por gjithashtu them që një informacion të tillë nuk e posedoj. Gjithashtu, për hirë të transparencës,se si ka rrjedhur ngjarja mund ta shifni edhe nga syri i kamerës së RTV Aldit. Dhe,së fundi, do të doja të reflektoni pozitivisht ne gjykimin e drejte ndaj pjesetareve te subjektit qe ju i perfaqësoni – 2 keshilltareve që kishin pretendime te ushtrimit te dhunes!

Mbes me shpresë që komunikimi jonë të jetë më i shpeshtë dhe jo kaq zyrtar por bashkëpunues.

Me respekt,
Sami Salihu
Kryetar i Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës.

Related Articles

Back to top button