Studimi i ri zbulon se femrat që konsumojnë cigare e dyfishojnë rrezikun që t’u zhvillohet artriti reumatoid, sëmundja e pashërueshme e cila sjell deri tek inflamacion te artikulacioneve.
Mushkëritë dhe tërë organizmi vuajnë nga pasojat e konsumimit të duhanit, ndërsa tani është dëshmuar se ai e shkatërron edhe artikulacionet. Kur ndërpritet konsumimi i duhanit, ndikimet dëmtuese në organizëm zbuten, por edhe atëherë nuk zhduken në tërësi.
Nëse njerëzve u nevojitet edhe një arsye për ta lënë duhanin, hulumtuesit suedezë zbuluar edhe një arsye me shume, që veçanërisht femrat më në fund të heqin dorë nga kjo shprehi e keqe.
Studimi i ri zbulon se femrat që konsumojnë cigare e dyfishojnë rrezikun që t’u zhvillohet artriti reumatoid, sëmundja e pashërueshme e cila sjell deri tek inflamacion te artikulacioneve.
Madje, rreziku i rritur nga zhvillimi i sëmundjes me dhimbje ka qenë i njëjtë, edhe nëse femrat kanë konsumuar një ose shtatë cigare në ditë, ndërsa ato që konsumojnë një pakete ose më shumë në ditë rreziku është rritur në 70 për qind.