Lajme
Deputeti popullor, Argjend Bajrami kërkon spital për shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc
Deputeti shqiptarë në parlamentin e Sërbisë, Argjend Bajrami gjatë diskutimit të tij në seancën e sotme kërkoi që banorët e Komunës së Preshevës dhe Bujanocit të kenë spitalin e tyre dhe jo të vdesin pacientët rrugës pershkak të largësisë së spitalit në qytetet tjera.
“Për secilin rast të ndihmës së parë, na duhen të paktën një orë derisa të arrijmë në spitalin më të afërt dhe unë nuk dua të komentoj për numrin e pacientëve që vdiqën gjatë rrugës para se të mbërrinin në spital”, tha mes tjerash Bajrami.
Ai theksoi se kushtet në të cilat gjenden institucionet shëndetësore nuk ekzistojnë as në vendet më të varfra të këtij planeti.