Fillon kriza e naftës në Maqedoninë e Veriut: Pompat kufizojnë furnizimin deri në 20–30 litra

Në disa pika të karburantit në Maqedoninë e Veriut, që nga sot është vendosur kufizim në furnizimin me naftë për qytetarët. Sipas informacioneve nga terreni, në disa pompa qytetarët mund të furnizohen vetëm me deri në 20 litra naftë, ndërsa në disa të tjera kufiri është deri në 30 litra për automjet.
Ky kufizim po zbatohet në mënyrë të ndryshme nga pompa në pompë, por në shumicën e rasteve qytetarëve nuk u lejohet të marrin sasi më të mëdha se kufiri i vendosur. Situata ka shkaktuar interes dhe reagime te qytetarët, sidomos te ata që udhëtojnë shpesh ose kanë nevojë për sasi më të mëdha karburanti.
Deri më tani nuk ka një njoftim të detajuar zyrtar që shpjegon arsyen e plotë të këtij vendimi, ndërsa qytetarët po informohen kryesisht në vetë pikat e furnizimit me karburant.
Autoritetet dhe kompanitë e karburanteve pritet të japin sqarime shtesë në lidhje me këtë masë dhe kohëzgjatjen e saj.
