Maqedonia e Veriut ul TVSH-në për karburantet – ja çfarë ndodh me çmimet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të ulë normën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për benzinën dhe naftën nga 18% në 10%, në përpjekje për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të karburanteve. Masa ka hyrë në fuqi dhe fillimisht do të zbatohet për një periudhë dyjavore, me mundësi vazhdimi nëse vlerësohet e nevojshme.

Sipas autoriteteve maqedonase, falë kësaj mase pritet që çmimi i benzinës të mbetet i pandryshuar, ndërsa nafta mund të shtrenjtohet vetëm lehtë, shumë më pak sesa parashikohej pa ndërhyrjen e qeverisë.

Çmimet më të ulëta të karburanteve kanë sjellë edhe rritje të numrit të qytetarëve nga vendet fqinje që furnizohen në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave zyrtare, konsumi i karburanteve është rritur me rreth 9 për qind, veçanërisht në zonat kufitare.

Qeveria vlerëson se me këtë vendim qytetarët do të kursejnë rreth 200 mijë euro në ditë, ndërsa masa synon të lehtësojë barrën financiare për familjet dhe bizneset në kushtet e rritjes së kostove të energjisë.

Back to top button