Vetëm 82.257 dinarë! Ja sa është paga mesatare në Preshevë

Të dhënat më të fundit për pagat mesatare neto tregojnë se Komuna e Preshevës ka regjistruar pagën mesatare më të ulët në Qarkun e Pçinjës për muajin maj 2026. Sipas statistikave, paga mesatare neto në Preshevë ishte 82.257 dinarë, duke e renditur komunën në fund të listës në këtë qark.

Pagën mesatare më të lartë në Qarkun e Pçinjës e ka shënuar Surdulica me 95.430 dinarë, e ndjekur nga Vranja me 94.746 dinarë dhe Vlladiçin Hani me 94.345 dinarë. Ndërkohë, në Bujanoc paga mesatare neto ishte 86.803 dinarë, ndërsa në Bosilegrad 85.544 dinarë dhe në Tërgovishtë 85.472 dinarë.

Në nivel qarku, Qarku i Pçinjës vazhdon të jetë ndër rajonet me pagat më të ulëta në Serbi. Paga mesatare neto në këtë qark ishte 92.345 dinarë, dukshëm më e ulët se mesatarja republikane.

Këto të dhëna pasqyrojnë edhe një herë sfidat ekonomike me të cilat përballen qytetarët e Preshevës, ku të ardhurat mesatare mbeten më të ulëtat në krahasim me komunat e tjera të Qarkut të Pçinjës.

Back to top button