Temperatura të larta sot, termometri arrin deri në 37°C

Sot vendi do të përfshihet nga moti i nxehtë veror, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius. Sipas paralajmërimeve të autoriteteve meteorologjike, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me temperatura të larta gjatë gjithë ditës.

Qytetarëve u rekomandohet të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 17:00, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të mbrohen nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell.

Kujdes i veçantë këshillohet për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike, pasi temperaturat e larta mund të ndikojnë negativisht në shëndet. Autoritetet apelojnë gjithashtu për kujdes të shtuar për të shmangur rrezikun e zjarreve në hapësira të hapura gjatë kësaj vale të të nxehtit.

Back to top button