Paralajmërim i ri meteorologjik: Vala e të nxehtit nuk ka të ndalur, temperaturat deri në 38 gradë

Pushtimi i ajrit të nxehtë afrikan po vazhdon të mbajë nën mbërthim rajonin tonë. Enti Meteorologjik ka lëshuar një paralajmërim të ri “të kuq” për shkak të temperaturave ekstremisht të larta që do të arrijnë deri në 38°C.
Sipas parashikimeve të fundit, nuk shihet ende një fund i menjëhershëm i kësaj vale të të nxehtit. Autoritetet shëndetësore apelojnë te qytetarët, e veçanërisht te personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët, që të shmangin daljet pa nevojë në diell gjatë orëve të pikut (nga ora 11:00 deri në 17:00).
Gjithashtu rekomandohet konsumimi i mjaftueshëm i ujit, shmangia e mundimeve fizike në ambiente të hapura dhe kujdes i shtuar në komunikacion.
